Izraeli dhe Arabia Saudite janë “afër” një marrëveshjeje paqeje “historike”. Kështu tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Në lidhje me përparimin me arabët, Netanyahu tha se shpresonte që palestinezët të mos kishin të drejtën e vetos.
“Ekziston ideja e rreme se nëse nuk lidhim fillimisht një marrëveshje paqeje me palestinezët, nuk mund të bëjmë traktate të tjera paqeje me vendet arabe”, tha kryeministri izraelit.
“Ne nuk duhet t’u japim palestinezëve të drejtën e vetos për traktatet e reja të paqes me shtetet e tjera arabe. Ata mund të jenë pjesë e procesit, por jo të kenë të drejtën e vetos për procesin,” shtoi ai.