Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kalojnë në finale, sigurojnë medaljet e argjendta në Grand Slamin e Bakut

by Nexhat

Xhudistët e Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë siguruar finalet e mëdha në kategoritë e tyre në Grand Slamin e Bakut në Azerbajxhan, ku paraqiten 446 xhudistë nga 61 shtete të ndryshme.

Kosova ka siguruar tashmë dy medalje të argjendta në Grand Slamin që po mbahet në Baku.

banner

E para është xhudistja Nora Gjakova, e cila ka siguruar tashmë finalen e madhe në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Në raundin e dytë, Nora fitoi me ‘ippon’ ndaj polakes Arleta Podolak, në raundin e tretë gjithashtu fitoi me ‘ippon’ ndaj gjermanes Seija Ballhaus, ndërsa në çerekfinale ajo mposhti Priscilla Gneton e Francës, po ashtu me ‘ippon’.

Në gjysmëfinale, xhudistja pejane mposhti turken Hasret Bozkurt, për të kaluar në finalen e madhe, ku do të takohet me Eteri Liperteliani të Gjeorgjisë

Finalen dhe medaljen e argjendtë e ka siguruar edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në luftën e parë, Distria mposhti me ‘ëaza-ari’ brazilianen Jessica Pereria, ndërsa në çerekfinale ajo triumfoi ndaj marokenes Soumiya Iraoui.

Në gjysmëfinale, pejania mori një fitore të madhe ndaj italianes Odette Giuffrida, për të siguruar finalen e madhe ku do të ndeshet me japonezen Kisumi Omori.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy