Konsulenti i marketingut politik Aleksandar Musiq tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq do t’i unifikojë zgjedhjet, sepse në këtë mënyrë ai do të mund të kontrollojë temat në fushatë.
Musiq thekson se pas dy vrasjeve masive në fillim të majit në Serbi, njerëzit që “rrethojnë” Vuçiqin erdhën “në qendër të vëmendjes” dhe se për herë të parë që kur SNS erdhi në pushtet, publiku filloi të flasë për atë që mund të pritet nga njerëzit në pushtet që e rrethojnë Vuçiqin,

Gjatë një paraqitje në Tv Nova, Musiq tha se pas vrasjeve masive në maj, Vuçiq u hodh jashtë sinkronizimit, por se në ndërkohë ai u kthye në pozitën e tij.
Megjithatë, ai thekson se opozita duhet të “ngulë pykë” mes Vuçiqit dhe partisë së tij, pasi ata së shpejti mund të fitojnë mbi mazhorancën qeverisëse.