Sot “Dita pa makina”, sheshi i Prishtinës bëhet deri te rrethi me flamur

by informim

Këtë të premte në Prishtinë do të shënohet “Dita pa makina”, një ngjarje ndërkombëtare, e cila organizohet në 2000 qytete të botës dhe që ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve që t’i përdorin sa më pak makinat për transport e në vend të tyre të shfrytëzojnë transportin publik ose biçikletat.

Me këtë rast Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Dëshmorët e Kombit” do të mbyllet prej orës 10:00 deri në orën 15:00, duke bërë që sheshi të zgjatet për një ditë deri te rrethi me flamur.

banner

“Me rastin e organizimit të këtij aktiviteti, të premten, nga ora 10:00 deri në 15:00, vetëm rruga “Dëshmorët e Kombit” do të jetë e mbyllur për qarkullimin e veturave.

Ndërsa, ju qytetarë të dashur mund të merrni me qira, pa pagesë, njërën nga 160 biçikletat ose 60 trotinetet për qarkullim nga fillimi i kësaj rruge deri në fund (rrethi i flamurit)”, thuhet në njoftim.

Komuna ka këshilluar se pavarësisht se çfarë zgjedhje bëni, kujdesuni për mjedisin dhe bëni ndryshime të vogla në jetën tuaj për të ndihmuar në mbrojtjen e planetit tonë. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy