Tayna shfaqet në super formë në pozat para pasqyrës

by informim

Reperja e njohur shqiptare, Tayna ishte ndër artistet më të angazhuara me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë verës që e lamë pas.

Dhe pas një sezoni tejet të ngarkuar, rap-artistja nga Prizreni zgjodhi Miamin për të pushuar dhe relaksuar për disa ditë.

banner

Nga atje, autorja e “Teket” soli imazhe nga më të ndryshme, e që në fokus kishin linjat e saj të mrekullueshme të trupit.

Foto: Tayna/Instagram

Ndërkohë, edhe së fundmi reperja është shfaqur tejet atraktive duke pozuar për një imazh para pasqyrës.

E veshur me një bluzë të shkurtër si sytjena dhe tuta të përshtatshme sportive të zeza me vija anash, Tayna mbante edhe një xhaketë të bardhë me pupla sipër.

Foto: Tayna/Instagram

Me një grim të thjeshtë dhe flokët natyrale, reperja dukej e mahnitshme dhe mjaft atraktive.

Ndryshe, kujtojmë që aktualisht Tayna po shijon edhe suksesin e këngës së fundit “Shqipet 2” që solli pak javë më parë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy