“UÇK-ja ka ndarë mirënjohje për degën e LDK-së”, Ferati flet për bashkëpunimin UÇK-LDK në Mitrovicë gjatë ’98-ës

by Nexhat

I ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova, ka qenë veprimtari i shquar Sadri Ferati, i cili foli për Komunën e Mitrovicës gjatë dekadës së çlirimit 1989-99, për të cilën tha se organizimi i madh i qytetarëve të kësaj komune, nuk mungoi asnjëherë në fushat të ndryshme të cilat bënin të mundur jetesën dhe qëndresën e shqiptarëve, pavarësisht vështirësive që i kishin në terren.

Një ndër organizimt e kësaj komune, padyshim që është edhe bashkëveprimi me grupet e armatosura të Ushtrisë Çlirimatre të Kosovës (UÇK), për të cilin Ferati dha edhe disa deatje.

“Ne kemi pasë një bashkëpunim të jashtëzakonshëm edhe me strukturat e armatosura, pra me UÇK-në. Këto vija kanë qenë paralel, por nuk është bërë shkrirja sepse është dashtë me vazhdu LDK-ja në ambientet ku nuk ka pas luftë, se UÇK-ja nuk ka pas mundësi me i pranu 37 mijë persona kur kanë ardhë nga zonat e luftës, këtë e ka bërë LDK-ja, duke i kontribu zhvillimit të luftës”.

“Kjo ka qenë arsyja, që është rasti i vetëm në Kosovë, që me rastin e organizimeve të 28 nëntorit, 1998, UÇK-ja e ka pa të arsyeshme dhe me plot të drejt dhe ka nda mirënjohje për degën e LDK-së. Dhe me aq sa më kanë thanë, ky është rasti i vetëm që ka ndodh në Kosovë”, tregoi ai.

Siç u shpreh ai, është fatkeqësi që një akt i tillë nuk ka ndodh gjithkund në Kosovë, por e mira është se ndodhi diku, teksa shtoi se në Mitrovicë pati punë të fuqishme, koordinim e përshtatje në të gjitha fazat kur i duhej popullit dhe shtetit.

Ai ndër tjera tregoi se nga erdhi ky bashkëpunim mes UÇK-së dhe LDK-së në Mitrovicë, rrëfim ky të cilin mund ta dëgjoni në vijim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy