Vuçiq zi e terr me Bidenin, buzagaz me Putinin

by Nexhat

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është shfaqur me fytyrë tejet të ngrysur gjatë fotografisë tradicionale me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, shkruan Express.

Megjithatë kreu i shtetit serb shfaq krejtësisht disponim tjetër kur takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, e me të cilin ka një raport tepër special.

Serbia e drjetuar nga Vuçiq vazhdon të jetë prej shteteve të pakta që s’ka vendosur sanksione ndaj Moskës zyrtare edhe përkundër luftës së paprecedent të Rusisë kundër Ukrainës.

Nga qendrat perëndimore ka një thirrje të vazhueshme për të që t’i vendos sanksione, pro pa sukses

Përveç që Vuçiq s’vendos sanksione, ai kujdeset që të lavdrojë e të takohet me mikun e tij nga Bosnje e Hercegovina, Millorad Dodik, që po bën përpjekje të përditshme dhe të vazhdueshem për të destabilizuar Bosnje e Hercegovinën e që ndodhet në listën e zezë amerikane bashkë me Aleksander Vulinin. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy