Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë një vizitë të paparalajmëruar për të mbledhur mbështetje për vendin e tij.
Sipas raportimeve kanadeze, kryeministri i Kanadasë e takoi Zelenskyn në pistën e Otavës.
Ky është udhëtimi i parë i Zelenskyt në Kanada që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.
Zelensky mbërriti nga Washingtoni ku ishte takuar me presidentin amerikan Joe Biden dhe politikanë të tjerë.
Presidenti i Ukrainës ishte në Washington me shpresën për të siguruar fonde të mëtejshme për të ndihmuar vendin e tij të luftojë forcat pushtuese ruse.
Më herët gjatë javës, ai u kërkoi udhëheqësve botërorë të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën në Kombet e Bashkuara në New York.
Por tensionet diplomatike janë në rritje, pasi Zelensky kritikoi Poloninë, Sllovakinë dhe Hungarinë, për ndalimin e importeve të grurit ukrainas.