Cilat simptoma sëmundjesh nuk duhet t’i injoroni?

by informim

Dhimbjet e ndryshme të trupit jo patjetër janë tregues i një problemi madhor shëndetësor.

Megjithatë, njeriu duhet të tregojë kujdes dhe vëmendje ndaj të paktën disa simptomave.

banner

Mpirja e gjymtyrëve

Nëse vëreni mpirje të krahut, këmbës ose fytyrës, atëherë duhet të dini që kjo mund të jetë një tregues i ishemisë.

Kjo simptomë është veçanërisht shqetësuese nëse vërehet në njërën anë të trupit. Ishemia manifestohet edhe me vështirësinë në ruajtjen e ekuilibrit, marramendjes ose problemeve në të ecur. Nëse krejt papritur vëreni se nuk ndiheni mirë, ju dhemb koka, jeni konfuzë ose keni vështirësi në të folur e kuptuar, rekomandonohet të drejtoheni menjëherë tek mjeku.

Nëse ishemia kapet në kohë, pasojat e saj janë të kalueshme.

Dhimbje në kraharor

Dhimbja dhe shtrëngimi në kraharor nuk duhen injoruar kurrë.

Nëse dhimbja shoqërohet me djersitje, vështirësi në frymëmarrje ose të përziera atëherë duhet të shkoni me urgjencë tek mjeku.

Studimet thonë se dhimbja e kraharorit ose ndjenja e shtrëngimit janë një tregues i një sëmundjeje të zemrës ose ataku në zemër.

Nëse shtrëngimi dhe dhimbja zgjat disa minuta dhe përsëritet sërish, kjo është një arsye më tepër për t’u vizituar në spital.

Dhimbje të pulpës së këmbës

Kjo dhimbje mund të jetë tregues i mpiksjes së gjakut në këmbë.

Sëmundja quhet trombozë venoze dhe shfaqet në rastet kur keni qëndruar ulur ose shtrirë për shumë kohë. Nëse dhimbja është si pasojë e kësaj sëmundjeje, ajo ndihet më shumë kur qëndroni në këmbë ose ecni.

Për shkak të sëmundjes, këmba e prekur enjtet dhe skuqet.

Vështirësi në frymëmarrje

Nëse gulçoni, merrni frymë me vështirësi ose ndieni një fishkëllimë sa herë që merrni frymë, shkoni menjëherë tek mjeku. Nëse ky problem nuk trajtohet, mund të jetë me rrezik.

Këto probleme mund të jenë tregues të astmës, sëmundjeve të mushkërive si bronhiti ose pneunomia apo alergjitë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy