Nancy Faeser, Ministrja gjermane e Punëve të Brendshme njoftoi për vendosjen e kontrolleve kufitare në kufirin me Poloninë dhe Republikën Çeke.
“Unë mendoj se tani duhet të jemi pragmatikë dhe të vendosim kontrolle të palëvizshme kufitare në kufijtë me Poloninë dhe Republikën Çeke” tha Faeser (Partia Social Demokratike e Gjermanisë, SPD) në një intervistë për gazetën Welt am Sonntag, transmeton KlanKosova.tv.
“Ky është vetëm një nga instrumentet që duhet të kontribuojë në uljen e numrit të refugjatëve që vijnë në Gjermani”, tha ajo.
Për muaj të tërë, Faeser refuzoi kërkesën e opozitës dhe të shteteve federale në lindje të Gjermanisë, të cilat janë nën sulmin e një vale gjithnjë e më të fuqishme refugjatësh që kohët e fundit po mbërrijnë gjithnjë e më shumë përmes Republikës Çeke dhe mbi të gjitha Polonisë.
Njoftimi i Faeser se do të vendoste kontrolle ndaj Polonisë dhe Republikës Çeke u mirëprit nga sindikatat e policisë si dhe nga opozita kristiandemokrate.