Komplikime në skenë, balerinat i vijnë në ndihmë Dua Lipës

by engel

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka kënduar në shumë vende të botës, veçanërisht gjatë turneut të saj “Future Nostalgia” vitin e kaluar, ku interpretoi thuajse në të gjitha kontinentet.

Duke pasur kaq shumë koncerte sigurisht që ndonjëherë do të ndodh dhe ndonjë incident i vogël.

banner

Së fundmi, një faqe e fansave të artistes ka rikthyer në vëmendje momentin kur Dua gjatë një shfaqjeje ishte gati duke u rrëzuar.

Bëhet fjalë për performancën e këngës “Levitating”, e cila karakterizohet me balona të mëdhenj me dizajn hëne të cilat i bashkohen në skenë.

Mirëpo në një moment kur ajo tenton ta ndalë balonën duke e gjuajtur me këmbë, taka e saj ngec tek ajo dhe këngëtarja has vështirësi për të dalë nga situata.

Ajo për pak sa nuk rrëzohet, por balerinat i erdhën në ndihmë duke larguar tullumbacin nga skena.

Videoja në fjalë është shpërndarë me të madhe së fundmi në rrjetin social “Instagram”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy