Kryeqytetasit s’kanë ku të presin autobusin, pritoret kryhen në fundvit

by informim

Pritoret në kryeqytet që duhej të kishin ardhë tash e tre muaj, nuk janë vendosur akoma.

Kjo duket se po shkakton telashe për qytetarët e Prishtinës, gjatë kohës sa janë duke pritur për autobus, raporton Ju Flet Prishtina.

banner

Qytetarët mendojnë se duhet akoma më shumë punë për të bërë, dhe se nuk shohin shpresë se do të bëhet edhe për një kohë të shkurtër vendosja tyre.

Prishtinasit përtej motit me diell gjatë këtyre ditëve, po e mendojnë edhe dimrin, e për këtë ata kërkojnë nga komuna që t’i përshpejtojë punët.

Ndërsa drejtori i shërbimeve publike, Ilirik Musliu, ka bërë të ditur se “do të jenë 150 formate të pritoreve të reja, nga 50 për formatin “A”, 50 për “B” dhe 50 për “C”, dhe i gjithë projekti për pritoret do të përfundojë brenda këtij viti.

Siç bënë të ditur nga komuna, formati i ri “A” do të jetë më i madhi edhe për nga dimensionet e edhe më i avancuar. Të tjera të këtij lloji parashihet të vendosen në pjesën urbane si shkak i numrit të madh të qytetarëve të cilët e shfrytëzojnë transportin publik.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy