Në përmbyllje të festivalit të kulturës dhe verës “Festari”, Haradinaj shijon rrushin e Suharekës

by informim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në përmbyllje të festivalit të kulturës dhe verës “Festari”, iu është bashkuar kryetarit të Komunës, Bali Muharremajt, në ceremoninë e këputjes së kalaveshit të rrushit në vreshtat e Suharekës.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka përgëzuar kryetarin Bali Muharremaj dhe ekipin e tij për organizimin e festivalit tek sa ka shtuar se një festë e tillë dëshmon përkushtimin tonë për kulturën dhe traditat tona.

banner

Postimi i plotë:

Në përmbyllje të festivalit të kulturës dhe verës “Festari” pas pothuajse një javë aktivitete të veçanta e tradicionale, iu bashkova kryetarit Bali Muharremaj në ceremoninë e këputjes së kalaveshit të rrushit në vreshtat e Suharekës, tek nikoqiri Haziz Tafaj (AgroKosova Holding), të cilin e falënderoj për mikpritje!

Një ndjenjë e veçantë që isha pjesë e gëzimit të vreshtarëve me vjeljen e rrushit si dhe pjesë e festës së këtij festivali.

Përgëzime kryetarit Bali Muharremaj dhe ekipit të tij për organizimin e festivalit! Një festë që dëshmon përkushtimin tonë për kulturën dhe traditat tona.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy