Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, iu ka dhënë fund spekulimeve se ai do t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës do të vazhdojë të mbetet deri në frymën e fundit.
“Unë i respektoj të gjitha partitë politike, është sistem demokratik, mund të flasin çka të duan. Unë jam me një familje të madhe edhe familjen që kanë Muharremaj me 7 vëllezër, por edhe familjen AAK që është një parti shtet-formuese. Jam në AAK, kam qenë dhe do të vazhdojë të jem deri në frymën e fundit për arsye se e dua dhe është mirë që çdo parti të ketë njerëz konkret dhe praktik për të çuar këtë vend përpara”, është shprehur Muharremaj për Klan Kosova.