Gazetari gjerman, Michael Martens, i cili përcjell zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar pas vrasjes së policit të Kosovës në veri të vendit.
Martens ka thumbuar emisarin sllovak, Miroslav Lajcak, duke thënë se ai si “ndërmjetësues i paanshëm që është do të dënojë vrasjen e policit kosovar nga kriminelët serbë dhe do të kërkojë arrestimin e menjëhershëm të autorëve”, shkruan Express.
Gazetari gjerman më tej ka shtuar se “ndoshta nuk e bën” një gjë të tillë.
For sure @MiroslavLajcak, being the totally unbiased EU mediator that he is, will issue a damning condemnation of the killing of a Kosovo policeman by Serbian criminals and ask for the immediate arrest of the perpetrators. Well. Or maybe not.
— Michael Martens (@Andric1961) September 24, 2023