Grubi e Osmani: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës, akt i rëndë destabilizues

by Nexhat

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut e kanë dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, duke e vlerësuar aktin si “përpjekje për të nxitur konflikt me pasoja mbi paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka thënë se sulmuesit duhet arrestuar dhe të vihen para përgjegjësisë, me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit, në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar.

banner

“Të papranueshme zhvillimet e paramenduara destabilizuese në veri të Kosovës ndaj policisë dhe shtetit por edhe të rajonit. Sulmi dhe vrasja e policit të Kosovës është tentativë për të nxitur krizë dhe konflikt me pasoja mbi paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë”, ka thënë ai.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjithashtu, e ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe vrasjen e zyrtarit policor.

“Dënoj fuqishëm vrasjen e policit në detyrë në veri të Republikës së Kosovës…stabiliteti dhe siguria e Kosovës nuk do të cenohet nga aktet e dhunës. Siguria e qytetarëve është e para”, është thënë në reagimin e Osmanit.

Kanë reaguar edhe partitë opozitare shqiptare duke e vlerësuar sulmin si “akt të provokuar nga Serbia”./REL/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy