Kurti: Hetimet do të zbulojnë për kë bëhet fjalë, pse bash në manastir e pse në këtë kohë

by Nexhat

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se pikërisht se ngjarja po zhvillohet në rrethinën e një manastiri, një formacion kriminal ushtarako-policor po do ta shndërrojë në rrethanë lufte e krimi këtë gjë.

Kreu i qeverisë tha se hetimet do të zbulojnë në hollësi se për kë bëhet fjalë, pse bash në manastir e pse bash në këtë kohë.

banner

“Besoj se sot kur e gjithë Kosova është e pikëlluar pas vrasjes mizore që pësoi rreshteri ynë Afrim Bunjaku, t’ua lëmë këtë gjë profesionistëve. Po paraqesim këtu në ekran që tragjedia që po e pësojmë, ku e ka shkakun”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Për sa i përket cilësimit nëse ky është një agresion ndaj sovranitetit të vendit, Kurti tha se për këtë do të vendosin ekspertët e sigurisë.

“Sot kemi mbajtur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dhe për cilësimet përfundimtare, ne nuk i përmbyllim tani në mesditën e se dielës, kur nuk na ndajnë as 12 orë nga vrasja e policit tonë. Unë do të kem takime me aleatët tanë, do t’i japim pak kohë ekspertëve tanë të sigurisë që ta emërtojmë me fjalën e saktë atë që ka ndodhur e s’ka përfunduar në Kosovë. Unë po e pres vlerësimin e profesionistëve, i cili është i domosdoshëm para cdo qëndrimi politik”, tha Kurti.

Tutje, Kurti tha se personat e armatosur me gjasë janë edhe në shtëpitë rrotull, sepse sipas tij, nuk janë të gjithë brenda manastirit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy