35
Këtë të diel qytetarët e Kukësit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, mes Albert Halilajt nga krahu i PS dhe Emri Vata i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.
45 mijë 946 qytetarë kanë të drejtë vote, ndërsa materialet zgjedhore janë shpërndarë në të 74 Qendrat e Votimit.
Edhe në këto zgjedhje, Partia Demokratike zgjodhi që të mos dalë me kandidat.
Zgjedhjet e pjesshme në Kukës zhvillohen pas video-skandalit seksual që përfshiu ish-kryebashkiakun Safet Gjici, vetëm disa javë pasi fitoi zgjedhjet e 14 majit. /TCH/