Nga “sulm i shëmtuar” në “akt qyqar terrorist” kundër Policisë së Kosovës, Borell ashpërson cilësimin

by Nexhat

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, ka bërë sot një reagim fillestar lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës, duke i cilësuar vetëm si “akt të shëmtuar të një bande të armatosur kundër policëve të Kosovës”,

Megjithatë në një njoftim të lëshuar nga zyra e tij pak minuta më parë, ku tregohet për bisedat që Borell ka pasur me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, Bashkimi Evropian e ka emëruar ngjarjen në veri edhe si “sulm qyqar terrorist kundër Policisë së Kosovës”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy