Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Veri, ku mbeti i vdekur një polic, një u plagos dhe një tjetër u lëndua.
Ai ka shkruar se ky është sulm ndaj rendit dhe ligjit dhe se nuk është asgjë tjetër veçse akt terrorizmi.
“Gjatë natës ka mbetur i vrarë njëri prej policëve tanë hero, Afrim Bunjaku, ndërsa një tjetër është plagosur. Ky është një sulm i rëndë ndaj ligjit dhe rendit, dhe nuk është gjë tjetër veçse një akt terrorizmi dhe duhet trajtuar si i tillë. Ngushëllimet e mia familjes Bunjaku, ndërsa policit tonë të lënduar i uroj shërim të shpejtë. Opozitë dhe pozitë, duhet të jemi të gjithë të bashkuar në këto momente!”
Ai ia ka publikuar edhe fotografinë policit të vrarë, rreshterit Afrim Bunjaku.