PSG mposht bindshëm në shtëpi Marseillen

by Nexhat

PSG ka mposhtur me rezultat të thellë 4-0 skuadrën e Marseille, në kryendeshjen e javës së gjashtë në elitën e futbollit francez.

Vendasit kaluan herët në avantazh thënë më saktë në minutën e tetë të takimit, pas një goli mjaft të bukur nga Achraf Hakimi i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje të dënimit. (1-0).

Në minutën e 32-të të takimit, Kylian Mbappe u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një lëndimi, duke ia liruar vendin Gonçalo Ramosit.

Teksa po afrohej fundi i pjesës së parë në skenë doli prurja e re, Randal Kolo Muani, i cili në minutën e 37-të shënoi për të dyfishuar epërsinë e parisienëve. (2-0)

Me këtë rezultat të dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve.

Me të filluar pjesa e dytë, PSG-ja shënoi edhe golin e tretë, përmes portugezit Ramos i cili shfrytëzon për mrekulli asistimin nga Ousmane Dembele. (3-0)

Golin e katërt për PSG-në dhe të dytin personal në këtë takim e shënoi Goncalo Ramos në minutën e 88-të ku kësaj radhe u asistua nga Kolo Muani. (4-0)

Pas këtij goli, Marseille tashmë veq se e pranoi fatin e saj në këtë ndeshje duke mos arritur dot që të shënojë të paktën një gol.

Me këtë fitore PSG shkon në kuotën e 11 pikëve teksa momentalisht është e pozicionuar në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit pas një starti jo të mirë të sezonit.

Ndeshjen e radhës ata do ta zhvillojnë në udhëtim ndaj Clermont Foot.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy