Rita Ora vazhdon të shkëlqejë në “The Voice Australia”, duket e mrekullueshme në natën gjysmëfinale

by Nexhat

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon të shkëlqejë në spektaklin “The Voice Australia”.

Për të tretin vit radhazi, interpretuesja e hitit “Let You Love Me” është përzgjedhur të jetë trajnere e talenteve të reja.

banner

Rita pati një paraqitje të mrekullueshme edhe në mbrëmjen e fundit të këtij spektakli, ku u mbajt nata gjysmëfinale.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi nga paraqitje në këtë mbrëmje, ku 32-vjeçarja është dukur mjaft tërheqëse.

E veshur me një fustan të zi me një krahë dhe me disa fije të bardha të nxjerra te kofsha tjetër, Rita bëri që të gjithë sytë të ishin te ajo.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Çfarë spektakli The Voice Australia. Nuk jam gati për finalen javën tjetër. Për kë jeni duke votuar”, shkroi Ora në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Reklama

Foto: Rita Ora/Instagram

Në kuadër të angazhimit të saj në televizion, Rita përveçse në spektaklin australian, do të jetë e angazhuar këtë sezon edhe në formatin amerikan të spkektaklit shumë të ndjekur, “The Masked Singer”, si anëtare e jurisë. 

Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy