Lourdes Leon, mahnit me bikini argjendi dhe pantallona ngjyrë gështenjë teksa doli në skenë në “Festivalin e Muzikës Brava” në Madrid.
Vajza e Madonnas, Lourdes Leon, performoi në një koncert në Madrid, Spanjë të shtunën, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 26-vjeçare doli në skenë e veshur me bikini argjendi, si dhe pantallona ngjyrë kafe në “Festivalin e Muzikës Brava” Madrid 2023 në IFEMA.
Modelja, e cila njihet me emrin artistik Lolahol, për shfaqjen e saj muzikore, përshtati veshjen e saj me makijazh të argjendtë në sy.
Kërcimtarja, e cila i la pak imagjinatës me një fustan të tejdukshëm në “Vogue Fashion Night Out” në Madrid dy ditë më parë, e stolisur me një palë vathë të mëdhenj dhe varëse.
Ajo gjithashtu mbante një “piercing” barku të varur diamanti, si dhe një koleksion të madh tatuazhesh të vogla që zbukuronin trupin e saj ndërsa performonte.
Theksojmë që parë, ajo ndoqi Shkollën e Muzikës, Teatrit dhe Vallëzimit të Universitetit të Miçiganit nga viti 2014 deri në vitin 2018.
Në gusht të vitit 2022, ajo filloi të publikojë muzikë nën emrin e saj Lolahol.
Ajo është fëmija më i madh i mbretëreshës së popit, 65-vjeçare Madonna, e cila është nënë e katër vajzave dhe dy djemve.