Vrasja e policit në Veri, Trajkoviq: Është tragjedi të shohësh sërish humbje jetësh në Kosovë

by Nexhat

Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka reaguar për vrasjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës në Veri të vendit.

Ajo ka thënë se është tragjedi të shohësh sërish humbje jetësh në Kosovë.

”Është një tragjedi absolute të shohësh sërish humbje jetësh në Kosovë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së policit të Kosovës të vrarë mëngjesin e sotëm”.

”Ne nuk duhet të kthehemi në këtë situatë dekada pas luftës, ku qytetarët dhe forcat e rendit kanë frikë për jetën e tyre”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy