29
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka mbajtur një adresim të jashtëzakonshëm, pas zhvillimeve në veri të Kosovës ku një polic është vrarë.
Vuçiq tha se nuk dëshiron ta justifikojë vrasjen e policit, por akuzon Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës.
Teksa propagandoi, Vuçiq tha se ”Kurti ka persekutuar serbët“, e sipas tij ata po rebelohen.
Prej këtyre ”persekutimeve“, përmendi edhe aksionet e Policisë së Kosovës, që në shumicën e rasteve kanë qenë si luftim të kontrabandës.