Anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

by informim

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e paraparë të mbahet sot (e hëne), është anuluar me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Arsyeja sipas njoftimit është vendimi i presidentes, Vjosa Osmani që e hëna të shpallet ditë zie, në nderim të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku i vrarë të dielën në veri, nga një grup i armatosur i cili kishte hyrë nga Serbia.

“Me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, mbledhja e Kryesisë, e paraparë për sot, anulohet, sipas Vendimit të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, për shpalljen e zisë shtetërore në Republikën e Kosovës, ditën e hënë, 25.09.2023”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy