BE-ja thotë se shtensionimi në veri është më se i nevojshëm

by informim

NNë Bruksel edhe të hënën kanë përsëritur dënimin e ashpër të sulmeve të së dielës ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një pjesëtar i saj.

Por, në pyetjen se a e mban ende qëndrimin se Serbia i ka bërë të gjithë hapat e nevojshëm për uljen e tensioneve, ndërsa Kosova nuk i ka bërë, për çfarë edhe janë në fuqi masat ndaj Kosovës e jo ndaj Serbisë, zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, ka thënë se “për masa vendosin vendet anëtare”.

Ai ka thënë se sa i përket zhvillimeve të së dielës, BE-ja i ka dënuar këto akte, por hetimet po vazhdojnë dhe përmes këtyre hetimeve do të vërtetohet se çfarë saktësisht ka ndodhur.

“Hetimet janë ende në vazhdim e sipër dhe duhet të qartësohen të gjitha faktet lidhur me sulmet. Përderisa të mos saktësohen të gjitha faktet, ne do të përmbahemi nga komentet për zhvillimet e djeshme”, ka thënë Stano.

Sa i përket masave ndaj Kosovës, ai ka përsëritur se “ato janë masa e jo sanksione” dhe se ato ishin vendosur pasi vendet anëtare kishin konstatuar se cilët hapa kanë munguar nga ana e Kosovës për uljen e tensioneve në veri.

Stano ka përsëritur se “aktualisht masat janë ndaj Kosovës, ato mund të hiqen apo shtohen, varësisht nga situata në terren, por ato mund të vendosen edhe ndaj Serbisë”.

Zëdhënësi i BE-së ka thënë se ngjarjet e së dielës janë rikujtim se sa e nevojshme është ulja e tensioneve dhe kthimi në dialog për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Duhet të gjejmë rrugëdalje nga kriza e vazhdueshme dhe t’i kthehemi zgjidhjes normale të problemeve përmes dialogut, sepse shtensionimi është urgjentisht i nevojshëm”, është shprehur Stano.

banner

Sulmuesit në veri, “të strukturuar dhe të përgatitur”

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën të dielën gjatë përleshjeve me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Autoritetet thanë se rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, vdiq nga plagët e marra gjatë sulmit.https://zeri.info/inarticle.html

Sipas tyre, sulmuesit e armatosur, rreth 30 syresh, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit gjatë gjithë ditës së diel.

Prokuroria e Kosovës ka konfirmuar të hënën se e ka gjetur trupin e pajetë të edhe një sulmuesi të dyshuar në veri të vendit, duke e çuar në katër numrin e sulmuesve të vrarë..

Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy