50 

Pogradeci, ashtu si shumë zona të tjera, është përfshirë këtë fundjavë nga moti i keq.

Sipas informacioneve mësohet se një stuhi e fortë, paraditen e së hënës, ka bërë që rrugët e qytetit të Pogradecit të zbardhen nga breshëri.
Si pasojë e motit të keq disa fshatra kanë ngelur pa energji elektrike.
Ndërkohë, ka pasur edhe probleme në qarkullim për shkak të bllokimit të pusetave.
