42
ZKM ka ndarë pamjet nga takimi mes kryeministrit Kurti dhe emisarit gjerman, Manuel Sarrazin.
Në këtë video dëgjohet Kurti duke thënë se tash është e rëndësishme që të garantohet siguria
“Shumë gjëra do të zgjidhen përgjatë hetimit, 6 persona janë ndaluar.”
“Tani jemi më të fokusuar në garantimin e sigurisë dhe ligjshmërisë për të gjithë sepse këto lloj strukturash e rrezikojnë këdo”, tha Kurti.
Kjo vizitë e Sarrazin vjen pas sulmit të djeshëm ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic, një u plagos dhe dy u lënduan.