Edhe Zyra e BE’së në Kosovë ul flamurin në gjysmështizë në nderim të policit Afrim Bunjaku

by Nexhat

Pas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e ka ulur flamurin në gjysmështizë, në nderim të policit Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në orët e para të mëngjesit në veri, raporton Express.

“Në shenjë zie dhe respekti, flamuri i Bashkimit Evropian është ulur në gjysmështizë në ditën e varrimit të Rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në një sulm të tmerrshëm dhe frikacak terrorist. Zemrat tona janë me familjen e tij, të dashurit e tij dhe popullin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy