93
Analisti Dukagjin Gorani tha se Radojiciq nuk e ka larg fatin e Prigozhin, ish-kreut të grupit të mercenarëve Wagner, i cili vdiq në gusht.
Kështu deklaroi Gorani në Pressing derisa po diskutohej raportimi për plagosjen e Milan Radojiçiq dje në Banjskë të Zveçanit.
“Gjasat janë të mëdha që Radojiciq edhe nëse nuk është Prigozhin, fatin e Prigozhinit nuk e ka larg. Me qenëse është qasi lloji i njeriut”, tha Gorani,
“Kjo që ka ndodh është një humbje kolosale për Serbinë, humbje e paparë në këto 24 vitet e fundit dhe është një budallallëk i paimagjinueshëm çka kanë dashtë me bë”, u shpreh ai.