Ibishi: Armatimi tregon se sulmi dhe furnizimi vjen nga Serbia

by Nexhat

Njohës i çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi, në emisionin “Tempus” në KTV, ka deklaruar se armatimi i cili është sekuestruar në zonën e Banjskës tregon se sulmi dhe furnizimi vjen nga Serbia.

“Tash mbas dy akteve terroriste në Serbi, e dini rastin e vrasjeve masive çfarë ndodhi në Serbi kanë filluar masat e gjithmbarshme, kanë filluar njësitet speciale për mbikëqyrje në shkolla edhe dorëzim të armatimit, ndërsa ky armatim po futet për akte terroriste, kryengritje për operacione hibride në Kosovë. Pra, kjo është direkt prej Serbisë, nuk ka tjetër. Gjithë ky arsenal, a është e mundshme, o njerëz kuptoni, aty po hyjnë kamionët dhe shumë tregtarë të Kosovës që nuk kanë dashtë të identifikohen, përpara janë furnizuar prej atij kufiri poroz”, ka deklaruar Ibishi.

banner

Njohësi i çështjeve të sigurisë ka theksuar se arsenali i cili u konfiskua në veri ishte për një kryengritje.

“Ishte i gjithë arsenali ushtarak për një kryengritje, nuk po flasim për një akt terrorist të kufizuar, për një serb, po për një operacion luftarak. Çështje tjetër, janë gjetur edhe dokumente”, ka deklaruar ai.

Ibishi ka thënë se i gjithë ai arsenal i armëve nuk është futur përnjëherë në Kosovë, por është dashur kohë.

“A është e mundshme gjithë ky arsenal? Po, është e mundshme se kjo nuk është bërë përnjëherë, kjo me kohë është bërë deponimi në këto baza i këtij arsenali. Kjo është një pjesë, e keni pa edhe vetë, kjo është e frikshme”, është shprehur ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy