Kremlini ka shprehur mbështetje për kriminelët serbë pas sulmit të armatosur që nxiti tensione dje në veri të Kosovës.
Rusia ka shprehur shqetësimin për situatën siç e quan “potencialisht të rrezikshme” në Kosovë.
“Situata është me të vërtetë…me të vërtetë e tensionuar dhe potencialisht e rrezikshme,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov
Një ditë pas konfliktit të armatosur ku mbetën të vrarë tre sulmues dhe një pjesëtar i policisë së Kosovës, të gjitha qasjet u bllokuan nga forca të forta policore dhe një numër i madh policësh me autoblinda u vendosën rreth
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar të dielën në mbrëmje se për gjashtë personat e dyshuar për sulmin është caktuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë.