Mediumi boshnjak Istraga.ba, pretendon se serbi Millan Radoiçiq, njëri nga krerët e Listës Serbe, është plagosur gjatë sulmit të mbrëmshëm terrorist në veriu të Kosovës.
Istraga.ba raporton se në disa tentime kanë provuar të vënë kontakt me Radoiçiqin, .
Gjatë një bisede telefonike, një person i panjohur lajmërohet në numrin e tij të telefonit duke pretenduar se “nuk është Radoiçiq.
Megjithatë më vonë gjatë shkëmbimit të mesazheve, i njëjti person ka konfirmuar se Radoiçiq është mirë.
Ky medium raporton se Radoiçiq gjendet për shërim në Serbi, derisa dokumentet e tij janë gjetur nga policia e Kosovës në veturat e sekuestruara.
Ndryshe në sulmin e mbrëmshëm terrorist në veri të Kosovës, është vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës ndërsa një tjetër është plagosur.