Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka njoftuar sot se ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e e Kosovës, Albin Kurti, duke shtuar se prezenca e KFOR-it do të rritet në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Italia është faktor paqeje në Ballkan. Kam folur me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti. I kam kërkuar që të dy të inkurajojnë dialogun mes dy palëve”, ka shkruar Tajani në rrjetin social X (Twitter).
Ai ka thënë se me ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Guido Croceto, është rënë dakord që të punohet në forcimin e pranisë së KFOR-it në “kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe parandalimin e konflikteve të mëtejshme”.
L'🇮🇹 protagonista di pace nei #Balcani. Ho parlato con Pres. Vucic e con PM Kurti. Ho chiesto ad entrambi di favorire il dialogo tra le parti. D'accordo con @GuidoCrosetto lavoriamo per rafforzare la presenza di KFOR al confine tra Serbia e Kosovo e prevenire ulteriori scontri.
— Antonio Tajani (@Antonio_Tajani) September 25, 2023