Ambasadori gjerman në Kosovës, Jorn Rohde ka thënë se e gjithë bota përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, janë shokuar dhe kanë dënuar ngjarjet e ndodhura dje ku një grup terrorist ka vrarë një polic të Kosovës dhe ka plagosur dy të tjerë,
Ai ka thënë se pyet veten nëse edhe Lista Serbe do të ndërpres heshtjen e saj dhe t’iu bashkohet të gjithëve në qëndrimin e qartë kundër sulmit vrasës ndaj Policisë së Kosovës.
“Si e gjithë bota, përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, janë tronditur dhe dënojnë ngjarjet e djeshme: Pyes veten nëse edhe Lista Srpska do ta ndalë heshtjen dhe do të na bashkohet të gjithëve në qëndrimin tonë të qartë kundër këtij sulmi vrasës ndaj Policisë së Kosovës”, ka shkruar Rohde.
As the whole world incl. SOC is shocked and condemns yesterday’s events: I wonder whether also Srpska Lista will stop its silence and join us all in our clear stance against this murderous attack on @Kosovo_Police.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 25, 2023