Pak ditë pas ditëlindjes së saj të 89-të, aktorja Sophia Loren po përballet me probleme shëndetësore. Shkak është bërë një incident në shtëpi. Duket se aktorja është rrëzuar dhe si pasojë ka pësuar disa fraktura.
Ngjarja ka ndodhur dje në shtëpinë e saj në Gjenevë. dhe është futur menjëherë në sallën e operacionit.
Lajmi u përhap nga ata që u desh të anulonin një nga eventet në të cilat pritej të ishte e pranishme aktorja, restorantin Sophia Loren të cilin aktorja duhej të inauguronte të martën në Bari, duke marrë edhe titullin “Qytetare Nderi” e qytetit në të njëjtën ditë.
“Sot – shkruante restoranti në rrjetet sociale të dielën – një rënie në shtëpinë e saj në Gjenevë bëri që zonja Loren të pësojë fraktura në ijë. Pasi iu nënshtrua një operacioni me sukses, tani do t’i duhet t’i nënshtrohet një periudhe të shkurtër rikuperimi pasuar nga një proces rehabilitimi. Për fat të mirë gjithçka shkoi mirë dhe Zonja do të kthehet shumë shpejt. I gjithë ekipi i restorantit Sophia Loren shfrytëzon rastin për t’i uruar asaj një shërim shumë të shpejtë”.