Studim: Smartphone përshpejton pubertetin tek meshkujt

by Merita

Sipas hulumtimeve, koha e ekspozimit ndaj ekraneve ndikon në zhvillim, duke e sjellë atë më herët se normalja

Kalimi i shumë kohë para telefonave inteligjentë dhe tabletëve, me ekspozimin ndaj dritës blu nga ekranet, mund të çojë në pubertet të hershëm tek djemtë.

banner

Kjo duket se del nga një studim i ri i kryer mbi minjtë dhe i paraqitur në takimin e 61-të vjetor të Shoqatës Evropiane të Endokrinologjisë Pediatrike në Hagë, Holandë.
Hulumtimi i shton prova një hipoteze të hetuar prej kohësh nga komuniteti shkencor.

Ai u nënshkrua nga një grup studiuesish turq të cilët e kishin trajtuar tashmë këtë çështje duke studiuar – gjithmonë te minjtë – efektet e ekspozimit të tepërt ndaj dritës blu tek femrat.

Puberteti i parakohshëm, shpjegojnë autorët, nuk ka asnjë shkaktar të dukshëm për shumicën e fëmijëve.

Ndonjëherë kjo është për shkak të faktorëve gjenetikë, ose për një problem në tru, si një lezion ose tumor, ose për tiroide, gjëndra mbiveshkore ose gjëndra seksuale.

Vitet e fundit, disa studime kanë raportuar një rritje të fillimit të hershëm të pubertetit si për vajzat ashtu edhe për djemtë, veçanërisht gjatë pandemisë Covid.

Një faktor, spekulojnë shkencëtarët, mund të jetë përdorimi i shtuar i pajisjeve që lëshojnë dritë blu, por kjo është shumë e vështirë për t’u vlerësuar tek fëmijët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy