42
Ditën e djeshme Policia e Kosovës u sulmua nga persona të armatosur në Bërnjak, ku për pasojë mbeti një rreshter i vrarë dhe një i plagosur.
Si kundërveprim u mbyllën pikakalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë.
Këto vendkalime janë edhe sot të mbyllura sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.
Kujtojmë se sot në Kosovë është shpallur ditë zie në nderim të jetës dhe veprës së rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra në Banjskë të Zveçanit.