Deklarohet komandanti i Njësisë Speciale: Krenar me ju djema – pamë djajtë në sy, i pamë të binin, duke qarë e vrapuar

by informim

Komandanti i Njësisë Speciale të Kosovës, Besart Ahmeti pas sulmit në veri të Kosovës, është shprehur se ndjehet krenar për të gjithë ata që morën pjesë në aksionin e së dielës në fshatin Banjskë, të Zveçanit.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka reaguar ndaj disa deklaratave, të cilat i quajti gënjeshtra.

banner

“Krenarë për djemtë, pamë djajtë në sy, i pamë të binin, duke qarë dhe duke vrapuar, më vjen keq për ata që nuk e kanë idenë se çfarë ka ndodhur dhe duke thënë gënjeshtra sikur ishin aty”, ka shkruar Ahmeti.

Në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ndodhën sulme terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti si dhe u lëndua një tjetër.

Pas kësaj Policia e Kosovës reagoi duke kërkuar nga terroristët të dorëzohen, ata refuzuan të dorëzohen duke vazhduar sulmet me armë ndaj policisë.

Nga gjuajtjet me armë zjarri, tre terroristë u vranë, dy janë arrestuar, dhe katër persona tjerë janë arrestuar për përfshirje.

Lidhur me sulmet terroriste, Policia ka sekuestruar arsenal armësh në Zveçan, të cilat u publikuan gjatë ditës së hënë.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy