Juventusi ka fituar minimalisht 1-0 në shtëpi ndaj Lecces në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.
Ndeshja nisi më një ritëm të qetë, me dy skuadrat që luanin një lojë të sigurt.
Por, me kalimin e minutave, Zonja e Vjetër krijoi një mundësi të artë shënimi nëpërmjet Federico Chiesas, mirëpo goditja e tij në minutën e 27-të shkoi afër shtyllës së djathtë.
HT | Al riposo in parità.#JuveLecce [0-0] pic.twitter.com/WnBy7zrb1V
— JuventusFC (@juventusfc) September 26, 2023
Pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit, që kaluan në epërsi.
Ishte Adrian Rabiot, ai që asistoi te Arakdiusz Milik në minutën e 57-të, që realizoi për golin e vetëm të takimit.
57' | AREEEEEEEEEEK!!
— JuventusFC (@juventusfc) September 26, 2023
Vantaggio ⚪️⚫️#JuveLecce [1-0] pic.twitter.com/xDgeZuFC8l
Bianconerët ia dolën të mbahen mirë deri në fund, për të fituar tri pikë të reja.
Pas javës së gjashtë, Juventusi gjendet në vendin e dytë me 13 pikë, dy më pak se lideri Interi, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.