Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, rithekson se Kosova është shtet demokartik dhe properëndimor, andaj kush integrohet jeton mirë. Ai thotë se serbët e Kosovës kanë nevojë të çlirohen nga veglat terroriste të Serbisë.
Kryeministri Kurti tha se Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin, dhe se në “takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve”.
Kurti shprehet se Vuçiq dëshironte ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë.
Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen.