Murati për pamjet e dronit që e filmuan Radojiçiqin: Miku i Vuçiq udhëhoqi grupin terrorist, çfarë do të bëjë BE?

by Nexhat

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, në Qeverinë e Albin Kurtit, ka shtruar një pyetje për Bashkimin Evropian.

Kjo pasi përmes dronit është kapur fotografia e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, ku shihet pjesë e aksionit terrorist, të së dielës në veri të vendit.

banner

Për këtë Murati e ka pyetur BE-në se çfarë do të bëjë unioni pasi kandidatja kryesore për anëtarësim, Serbia qëndron mbrapa sulmit terrorist në Kosovë.

”Dëshmi të pakundërshtueshme se Serbia, kandidatja kryesore për në BE, qëndron pas sulmit terrorist të së dielës në veri të Kosovës – pamjet me dron tregojnë mikun e Vuçiqit duke udhëhequr grupin terrorist. Pyetja që mbetet është: Çfarë do të bëjë BE-ja për këtë”, ka shkruar Murati në Twitter

Si pasojë e sulmit terrorist, të dielën ka mbetur vdekur polici Afrim Bunjaku, që mori gradën e heroit të Kosovës

Ky akt brutal është kundërshtuar ashpër nga Qeveria e Kosovës, por edhe bashkësia ndërkombëtare e ka cilësuar si terrorist.

Përkundër se Serbia ka mohuar se qëndron mbrapa, ekzekutivi kosovar publikon fakte që dëshmojnë të kundërtën. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy