Motra e njërit prej të arrestuarve nga Policia e Kosovës gjatë aksionit në Banjskë të Zveçanit sot ka qëndruar para pallatit të Drejtësisë për ta pritur vëllain e saj Dushan Maksimovic,
Kur Policia e ka nxjerrë Maksimovicin nga objekti i Gjykatës për ta futur në makinë, ajo është dëgjuar teksa ka bërtitur se “Jam këtu, veç je ti mirë”,
Më pas ajo edhe ka vrapuar paksa pasi makina ka filluar të largohet, dhe e ka përshëndetur atë më dorë.
Dushan Maksimovicit i është caktuar një muaj paraburgim. Këtë e ka konfirmuar edhe avokati i tij, i cili ka qenë në shoqërinë e motrës së Maksimoviqit.
Një muaj paraburgim i është caktuar edhe të arrestuarit tjetër Dejan Vasiq.