Presidentja Vjosa Osmani tha se polici Afrim Bunjaku që u vra në veri, duke rënë për Kosovën e ka përjetësuar jetën e tij.
Osmani tha se tani ai është hero i Kosovës.
“Dje i dhamë lamtumirën heroit Afrim Bunjaku.
Kosova është ngritur mbi sakrificën sublime të një populli. Ajo po mbahet mbi këtë sakrificë e do të jetojë përjetësisht falë trimave si Afrimi.
Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje. Duke rënë për Kosovën ai e përjetësoi jetën e tij. Tani ai është hero i Kosovës, bir i saj i shtrenjtë që jeton në altarin e historisë së atdheut. Lavdi heroit Afrim Bunjaku!”, ka thënë ajo.