Qirinj Qirinj për terroristët në Zveçan, nxirren edhe fotografitë e tyrepër terroristët në Zveçan, nxirren edhe fotografitë e tyre

by Nexhat

Në Zveçan janëndezur qirinj për tre terroristët e vrarë në operacionin e Policisë së Kosovës në veri, pasi ky grup terrorist sulmoi policinë, duke e vrarë kështu Afrim Bunjakun. Sulmi është dënuar nga institucionet e Kosovës, si dhe nga bashkësia ndërkombëtare – duke u quajtur si terrorist.

Përkundër kësaj, tre teroristët po përkujtohen me nderime dhe janë nxjerrur fotografitë e tyre.

banner

Zyrtarisht nuk dihet identiteti i tyre, por sipas mediumit lokal Kossev bëhet fjalë për N.S. Nga Zveqani dhe B.M e I.M. Nga Leposaviqi. Mediumi ka shkruar për situatën atje.

Për këta persona ka folur të dielën edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili i ka quajtur “të revoltuar”, siç ka propaganduar ai “kundër persekutimit të Albin Kurtit”.

Edhe pse Vuçiq deklaroi se “Beogradi nuk qëndron mbrapa tyre”, megjithatë ky shtet do të mbajë ditë zie për terroristët, njëjtë do të veprojë edhe Lista Serbe, pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Madje, ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla ka publikuar fotografi që tregojnë se pjesë e këtij aksioni ka qenë hiç më pak se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, i kërkuar nga Policia e Kosovës për shkak të veprimeve kriminale, si dhe gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy