Sveçla për armatimin e konfiskuar në Banjskë: Është i ushtrisë serbe

by Nexhat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se armët që janë zënë në Banjskë janë të ushtrisë serbe.

“Këso lloj armësh nuk mund të ketë në treg të zi. Këto të gjitha janë armë të ushtrisë serbe. Këta raketahedhësit e krahut janë prodhim i vitit 2021, ka mina edhe antitank të vitit 2022, d.m.th. ky lloj armatimi nuk mund të gjenden në tregun e zi, nuk janë mbetje e luftërave të viteve të 90’ta, këto janë transportuar drejtpërdrejt nga Serbia. Vlera e gjithë armatimit sipas një llogaritje të shpejtë është 5 milionë euro dhe nuk ka askush që të mbulojë financiarisht një angazhim të tillë”, tha ai në Euronews.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy