Vlera e armatimit të teroristëve që u kap nga policia e Kosovës është 5 milionë euro

by Nexhat

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit u vra polici Afrim Bunjaku.

Ai tha se armatimet që gjetën kapin vlerën e 5 milionë eurove, ndërsa shtoi se po kërkojnë dhe për armatime të tjera.

banner

Më tej ai nënvizoi se armatimet janë të prodhimit 2021 dhe 2022.

“Dje kemi pasqyruar një pjesë të armatimit të kapur. Armët nuk  mund të gjenden në treg të zi, janë armë të ushtrisë serbe, janë të prodhimit 2021. Ka mina që janë prodhuar në vitin 2022. Nuk janë mbetje të luftërave të vitit ’90. Vlera e  gjithë armatimit të gjetur është rreth 5 milion euro. Askush nuk mund ta mbuloj një armatim të tillë”, u shpreh ai. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy