Vrasja e 60-vjeçarit dhe plagosja e 3 të tjerëve në Rrëshen, RENEA kontrolle nga ajri me helikopter për kapjen e autorëve, ja zona ku po kërkohen

by Nexhat

Kontrolle jo vetëm nga toka, por edhe nga ajri për kapjen e autorëve të vrasjes së Martin Bardhit dhe plagosjen e tre të tjerëve në Rrëshen.

Policia e Shtetit në kuadër të veprimeve intensive hetimore dhe gjurmuese për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes kriminale të ndodhur paraditen e sotme, në Rrëshen, ku u vra me armë zjarri shtetasi Martin Marku Bardhi dhe u plagosën 3 shtetas të tjerë, Policia e Shtetit po intensifikon kontrollet në zonën ku u gjet automjeti i djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

banner

Kontrollet në zonë po bëhen edhe nga ajri, me helikopter, nga shërbimet e Repartit Special RENEA.

Zona po kontrollet nga toka, nga dhjetëra shërbime të FNSh-së, të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe forcat operacionale.

Për kontrollin e zonës së pyllëzuar, shërbimet e Policisë janë duke përdorur edhe 5 dronë.

Ndërkohë vijon kontrolli i imtësishem i personave, në pikat e kontrollit të ngritura nga Policia, në akset rrugore.

Grupi hetimor po këqyr pamjet filmike në të gjithë zonën që kanë përshkruar autorët, me automjet, gjatë ardhjes dhe ikjes, pas krimit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy