Armatimi i sekuestruar nga grupet terroriste në veri mund të shfrytëzohen nga Policia e Kosovës

by informim

Qindra armë dhe pajisje përcjellëse u sekuestruan në aksionin kundër grupit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Por, çka parasheh ligji për to?

banner

Sipas Kodit të Procedurës Penale, armët hyjnë në kuadër të pasurisë e cila i nënshtrohet automatikisht konfiskimit, pa marrë parasysh përfundimin e procedurës penale, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Fillimisht, ato duhet t’iu nënshtrohen të gjitha ekzaminimeve të nevojshme forenzike.

Pas përfundimit të procedurës penale, Prokurori i Shtetit mund të kërkojë nga Gjykata që armët të shfrytëzohen nga Policia e Kosovës për nevojat e veta dhe Gjykata mund ta lejojë këtë.

Ndërsa mjetet motorike, paratë, telefonat etj, që janë sekuestruar, deri në fund të procedurës gjyqësore, do të menaxhohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar.

Nëse Gjykata konstaton fajësinë e të pandehurve dhe konfiskon asetet e sekuestruara, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit, ajo mund të vendosë që këto asete të shiten, likuidohen apo t’i kalohen Qeverisë së Kosovës për shfrytëzim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy